Ka diplomuar sot gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës, 462 policë të rinj përmes një ceremonie.
79 prej këtyre kadetëve janë nga komuniteti serb në Kosovë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Policia e Kosovës është një nga shtyllat kryesore të shtetit duke garantuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit tonë.
Në ceremoninë e diplomimit, Osmani u shpreh se “krenaria sot është jashtëzakonshme sepse atdheut tonë po i bashkohen edhe 462 gardianë që do t’i dalin zot atdheut tonë”.
Ajo tha se Policia e Kosovës është mburoja e paqes dhe lirisë.
Me këtë rast Osmani potencoi se policët janë shtylla e parë e rendit dhe garantuesja e lirisë së secilit qytetar pavarësisht etnisë./Njeshi/