-3.2 C
Pec
E enjte, 9 Shkurt, 2023

Disa ditë pas vërshimeve në Skenderaj, Nura: Do të ngrihemi përsëri

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura përmes një video incizimi ka treguar gjendjen e rëndë të qytetarëve të kësaj komune disa ditë pas vërshimeve të mëdha që erdhën si pasojë e reshjeve të shiut.

Nura përmes një statusi në rrjetin social në Facebook pos videos ku shihen qytetarët duke pastruar rrënojat e shtëpive të përmbytura, u ka dhënë kurajo qytetarëve të tij me shpresën që do të ngrihen përsëri.

“Do të ngrihemi përsëri. Skenderaj”, ka shkruar Nura në Facebook.

Ndryshe, mbi 300 shtëpi banimi janë vërshuar nga reshjet e shiut në komunën e Skenderajt si dhe disa biznese të ndryshme. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...