26.2 C
Pec
E hënë, 20 Shtator, 2021

Disa familje shqiptare nxirren nga kampi i ISIS, pritet riatdhesimi i 19 personave

Disa familje shqiptare me qëndrim në kampe të ISIS, janë duke iu dorëzuar tashmë autoriteteve shqiptare.

Kështu bëhet e ditur nga Mahmod Shikhibra, një gazetar i pavarur ndërkombëtar, i cili përmes një cicërime në twitter, ka publikuar fotografinë e pesë grave dhe tre fëmijëve.

Për të njëjtit ai shkruan për riatdhesimin e tyre, nga kampi Roj, në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare.

Tutje nga burime jozyrtare, ai thotë se Shqipëria do të riatdhesojë 19 persona, gra e fëmijë.

Rreth këtij zhvillimi pritet një konferencë për shtyp rreth orës 19.30 në Qamishli të Sirisë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...