21.9 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Disa mënyra për t’i zbardhur dhëmbët në mënyrë natyrale

Përderisa nuk është se ka ndonjë pastë që është shumë e efektshme për zbardhimin e dhëmbëve, njerëzit po përdorin alternativa të tjera natyrale.

Times of India ka renditur disa mënyra natyrale për zbardhjen e dhëmbëve.

Larja me sodë bikarbonat po konsiderohet të jetë metodë e efektshme pasi kjo sodë përmban veti natyrale zbardhimi dhe përdoret nga brendet e ndryshme dentare si përbërës i pastave të dhëmbëve.

Sipas një studimi që është publikuar në gazetën American Dental Association, pastat e dhëmbëve që përmbajnë më shumë sodë bikarbonat, janë më efektive për heqjen e njollave në sipërfaqen e dhëmbëve.

Pastrimi me vaj është metodë e vjetër për të larguar bakteret nga goja. Disa studime kanë treguar se pastrimi i gojës e vaj të kokosit ndihmon në zbardhjen e dhëmbëve pasi ky vaj përmban acid laurik, i cili ka veti antimikrobiale. Shpëlarja e gojës me vaj kokosi për 15 deri në 20 minuta do të mund të jetë efektive në zbardhjen e dhëmbëve.

Ngrënia e frutave dhe perimeve të forta si mollët, karotat e trangujt mund të ndihmojnë në zbardhjen e dhëmbëve në mënyrë natyrale duke hequr njollat nga dhëmbët. Këto ushqime stimulojnë prodhimin e pështymës, e cila neutralizon acidet në gojë dhe forcon dhëmbët.

Sipas një studimi që është publikuar në gazetën “Natural Science, Biology and Medicine”, tekstura e mollës dhe e karotave mund të ndihmojë në largimin e njollave në dhëmbë.

Uthulla e mollës është ilaç për shumë gjëra, përfshirë edhe shëndetin oral. Pasi përmban veti zbardhuese, shpëlarja e gojës me uthull molle ndihmon largimin e njollave në dhëmbë. Është më rëndësi të përdoret me kujdes në mënyrë që të parandalohet dëmtimi i dhëmbëve.

Për ta përdorur uthullën e mollës për zbardhim të dhëmbëve, fillimisht duhet të përzihet me ujë e pastaj të pastrohet goja për disa minuta e në fund të shpëlahet prapë me ujë në mënyrë që acidi i mollës të mos e dëmtojë zmaltin e dhëmbëve.

Pastrimi i dhëmbëve me lëvore të portokallit ndihmon largimin e njollave gjithashtu sepse lëvorja e portokallit përmban d-limonene, i cili është pastrues natyral. Vitamina C, e cila gjendet në lëvoren e portokallit gjithashtu ndihmon edhe mishrat e dhëmbëve duke parandaluar inflamimin.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...