17.4 C
Pec
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

Disa muaj larg ditëlindjes së 30-të,– DJ Geek befasohet me dhuratë të veçantë nga Dafina Zeqiri

Genc Halimi apo siç njihet për publikun, DJ Geek, është në një romancë dashurie prej disa vitesh me këngëtaren Dafina Zeqiri.

Kjo e fundit i ka bërë së fundmi një befasi të veçantë, ndonëse është shumë larg ditëlindjes.

Artisti do të festojë ditëlindjen e 30-të më 10 shtator dhe kjo duket se është dhurata e parë nga partnerja e tij.

Krijuesja e hitit “Duro” në postimet që janë shpërndarë në rrjete sociale shihet se ia ka blerë të dashurit një motor të verdhë.

Ka qenë DJ Geek i cili ka ndarë fotografitë e dhuratës dhe një moment intim së bashku me Dafinën duke shkëmbyer puthje në buzë.

“Një dhuratë shumë më herët për ditëlindje nga gruaja”, ka qenë përshkrimi që ia ka dhënë imazhit.

 

“Shtator 10 por jemi duke festuar për ty që nga sot zemër”, shtoi në një koment krahas postimeve Zeqiri.

Të shumtë kanë qenë njerëzit që e kanë uruar për ditëlindjen, përkundër se janë edhe tre muaj deri në ditën e saktë të lindjes së DJ Geek. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...