14 C
Pec
E premte, 7 Maj, 2021

Disa persona hyjnë me forcë dhe thyejnë gjësende në Muzeun e Muzikës në Gjakovë

Disa persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e Muzeut të Muzikës duke thyer e rrëzuar gjësende brenda saj.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 08:40, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe janë duke e hetuar rastin.

“Është raportuar se nga persona të panjohur me përdorim force ishte hapë dera e Muzeut të Muzikës, ndërsa gjërat që kishin qenë brenda në dollapët e objektit ishin zhvendosë  dhe rrëzuar në tokë, si dhe ishin thyer disa xhama të objektit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë  policore dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raport./Njeshi&Telegrafi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...