27.8 C
Pec
E enjte, 25 Korrik, 2024

Disa prej momenteve më të bukura nga falja e Kurban Bajramit në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë (VIDEO)

Me padurim dhe me emocione të mëdha një numër i madh i besimtarëve myslimanë sot u zgjuan herët për të shkuar në xhaminë  “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë.

Shtëpi kjo ku besimtarët myslimanë shkuan për ta falë namazin e festës së Kurban Bajramit.

Falja e Kurban Bajramit në këtë xhami u përcoll me interpretim të ilahive të bukura të Nusret Kurtishit dhe grupit të tij.

Besimtarëve myslimanë iu drejtua më një fjalim Enes Goga, kryeimam në Këshillin e Bashkësisë Islame të Pejës.

Gjatë fjalimit para besimtarëve që ishin në numër të madh, Goga kujtoi kohën kur në Kosovë zhvillohej lufta 25 vjet më parë dhe kosovarët u detyruan ta festonin Kurban Bajramin larg shtëpive të tyre.

Imami ka theksuar se nuk duhen harruar të gjithë ata që kontribuuan në lirinë e vendit.

“Por në asnjë moment nuk guxojmë t’i harrojmë të gjithë brezat dhe gjeneratat që kanë dhënë shumë që ne sot të jemi në lirë. Gjithë brezat e gjeneratat që kanë kontribuar e në veçanti luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shtoi Goga.

Në materialin e mëposhtëm i gjeni të përmbledhura të gjitha momentet më të bukura të ceremoninë së faljes së Kurban Bajramit në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...