Një aksident mes disa veturave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë – Lipjan.
Kalimtarët e rastit, kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.
Deri më tani nuk dihet nëse ndonjë person ka pësuar lëndime.
Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë për të marrë detaje lidhur me rastin, por deri më momentin e publikimit të lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje. /Njeshi/