Guvernatori Mehmeti e ka informuar Xhaferin lidhur me zhvillimet në ekonominë dhe veçanërisht në sistemin financiar të Kosovës, duke potencuar stabilitetin makroekonomik dhe rolin e rëndësishëm të sistemit financiar në mbështetjen e rritjes së qëndrueshme të ekonomisë së vendit.
Po ashtu, guvernatori Mehmeti vlerësoi lart bashkëpunimin e Bankës Qendrore të Kosovës me atë të Maqedonisë së Veriut dhe shprehu përkushtimin e tij për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit në të gjitha fushat e nevojshme për avancimin e veprimtarisë së bankave qendrore.
Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut falënderoi guvernatorin Mehmeti për vizitën dhe e përgëzoi për punën e mirë të Bankës Qendrore të Kosovës në sigurimin e një sistemi financiar stabil dhe në mbështetje të stabilitetit dhe zhvillimit të ekonomisë së Kosovës.
]]>