15 C
Pec
E martë, 6 Qershor, 2023

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova mbërrin finalen e Grand Slamit të xhudos që po zhvillohet në Tibilisi

Pas Distria Krasniqit, edhe Nora Gjakova ka arritur të prekë finalen e madhe të Grand Slamit të xhudos që po zhvillohet në Tibilisi të Gjeorgjisë.

Xhudistja kosovare e ka mposhtur kanadezen Jessica Klimkait.

Në finalen e madhe, Gjakova do të luftojë për medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Për të Artën, ajo do të përballet me xhudisten serbe, Marica Perishiq.

Distria Krasniqi ka kaluar në finale të Grand Slamit Tbilisi në Gjeorgji, pasi e mundi gjermanen Amber Ryheul në gjysmëfinale.

Kjo fitore nënkupton se Krasniqi e ka të sigurt medaljen e argjendtë tashmë në kategorinë -52 kilogramë.

Por ajo do të synojë të artën siç bën gjithmonë si garuesja më e mirë në këtë kategori./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...