27.9 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

Dita e Çlirimit të Pejës – Në praninë e Muhaxherit, ngritet solemisht Flamuri Shtetëror

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri po shënohet 26-vjetori i Çlirimit të Pejës.
Nën tingujt e himnit shtetëror, flamuri i Republikës së Kosovës u ngrit me krenari nga Komandanti i Stacionit të Policisë në Pejë, Idriz Atashi me bashkëpunëtorë.
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, Presidentja e Provincës së Kozencës, znj.Rosaria Succurro, Kryetari i Komunës së Niluferit, Şadi Özdemir, Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, Kryetari i Kuvendit të Komunës së Plavës, Alen Balić, përfaqësuesi i Ambasadës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Françesk Fusha, Nënkryetari i Komunës së Pejës, Fatmir Asllani dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, Rexhep Kurtbogaj në shenjë nderimi për të gjithë ata, që kanë rënë për lirinë e vendit, mbajtën një minutë heshtje dhe vendosën kurora me lule.
Parakalimi i shkollarëve me flamuj të Republikës së Kosovës, të udhëhequr nga “Motor Steel Wings – Peja” dhe të shoqëruar nga Paraglide – Perspektiva Blue me Eduard Dacin, i dhanë ngjyrë e emocion këtij përvjetori./Njeshi/

Dita e Çlirimit të Pejës – Mbledhja solemne e Asamblesë

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...