11.2 C
Pec
E shtunë, 25 Mars, 2023

Dita e fundit e Epopesë së UÇK-së, pamje nga përgatitjet për ‘Natën e Zjarreve’

Qytetarët dhe vizitorë të shumtë nga jashtë vendit kanë vizituar gjatë tri ditëve të fundit Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kjo për nder të familjes Jashari, komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjarëve të tij që ranë dëshmorë në marsin e vitit 1998 në Prekaz.

E në ditën e tretë dhe të fundit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Prekaz ka filluar edhe përgatitja për ndezjen e flakadanëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Pas ndezjes së flakadanëve, do të vazhdojë manifestimi “Nata e Zjarreve” në Skenderaj, me të cilin edhe përmbyllet manifestimi treditor, në sheshin që mban emrin e komandantit legjendar Adem Jashari./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...