8.7 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Dita e ndeshjeve në Champions League, këto janë përballjet e sotme

Sot (e martë) janë në orar për t’u zhvilluar ndeshjet e pesta të grupeve në Ligën e Kampionëve 2023/24.

Pas tri javëve pushim, ethet e Ligës së Kampionëve rikthehen përsëri më shumë skuadra që kërkojnë kualifikimin dhe shumë tjera që duan pikët e plota për ta provuar fatin në ndeshjen e fundit.

Ndeshjet më interesante pritet të zhvillohet në “grupin e vdekjes”, Grupin F, ku Milani pret Dortmundin në San Siro dhe Paris Saint-Germain është nikoqir i Neëcastle United në Parc des Princes.

Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 21:00 dhe të gjitha ekipet janë në garë për një vend që i dërgon në fazën e eliminimit direkt.

Interesant do të jetë edhe në ndeshjen mes Barcelonës dhe Portos me katalunasit që presin një fitore për të siguruar kualifikimin, ndërsa Shakhtari me një fitore ndaj Antëerpit hyn në garë për pozitën e dytë.

Në Grupin E, Lazio pret Celticun dhe Atletico Madridi është mysafir i Feyenoordit. Me fitore, Lazio dhe Atletico sigurojnë kualifikimin, ndërsa nëse holandezët mposhtin spanjollët atëherë gjithçka mbetet e hapur në grup.

Grupin G gjithçka ka përfunduar, Manchester City-RB Leipzig dhe Young Boys-Crvena Zvezda luajnë për prestigj. /Njeshi/

 

©

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...