10.3 C
Pec
E hënë, 26 Shkurt, 2024

Dita e Pavarësisë, NATO uron Shqipërinë

NATO përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka uruar Shqipërinë në 111-vjetorin e Pavarësisë.

Me foton e veçantë të një ushtari që mban në duar flamurin shqiptar shkruan: “Bashkohuni me ne për të festuar për aleatin tonë Shqipërinë në Ditën e tyre të Pavarësisë!”.

Kujtojmë se në vitin 2009, Shqipëria u anëtarësua në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Anëtarësimi në NATO ka krijuar mundësinë që, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në vendimmarrjen e Aleancës, të jepet kontribut në përpunimin e çështjeve që lidhen me sigurinë euroatlantike e, për rrjedhojë, edhe me sigurinë kombëtare.

Si anëtare e NATO-s, Shqipëria është në pozita më të mira për të konfirmuar interesat e saj kombëtare dhe për të rritur prestigjin dhe reputacionin kombëtar./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...