23.2 C
Pec
E hënë, 2 Gusht, 2021

Dita e të mëdhenjve, vëmendja te super ndeshja Portugali vs Gjermani

“Euro 2020” vazhdon me super ndeshje edhe të shtunën e sotme.

Me një fjalë, është dita e të mëdhenjve pasi do të zbresin në fushë skuadra si Spanja, Gjermania, Portugalia e Franca.

Ashtu si deri më tani, janë planifikuar tri ndeshje për ditën e sotme.

Nga ora 15:00, Franca luan me Hungarinë. Gjelat janë favorit dhe mund të sigurojnë kualifikimin në mesin e 16 më të mirave në “Euro 2020”.

Vëmendja do të jetë te ndeshja mes Portugalisë dhe Gjermanisë, e cila do të zhvillohet nga ora 18:00.

Portugalia mori fitoren në takimin e parë, derisa Gjermania humbi nga Franca – andaj kjo sfidë është spektakël i vërtetë.

Derisa në orën 21:00 Spanja do të kërkojë fitoren e parë në “Euro 2020” pas barazimit me Suedinë në ndeshjen e parë.

Spanja luan me Poloninë që ka zero pikë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...