16.2 C
Pec
E enjte, 10 Korrik, 2025

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, policët festojnë së bashku me voglushët

Sot, më 1 Qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, Policia e Kosovës iu bashkua festës së vogëlushëve në disa qytete të vendit, duke organizuar aktivitete edukative dhe argëtuese në një atmosferë të mbushur me gëzim dhe buzëqeshje.

Fëmijët patën mundësinë të takohen nga afër me zyrtarët policorë, të njihen me punën e tyre dhe të mësojnë më shumë për sigurinë, rregullat në trafik dhe mënyrat për të parandaluar dukuri të rrezikshme që mund të prekin fëmijët dhe të rinjtë.

Përmes bashkëbisedimeve të drejtpërdrejta, pyetjet e fëmijëve morën përgjigje të sinqerta dhe edukative, duke ndihmuar në krijimin e një klime besimi e mirëkuptimi mes të rinjve dhe Policisë.

Në këtë ditë të veçantë, Policia e Kosovës dëshmoi përkushtimin e saj për të qenë pranë çdo qytetari, e sidomos pranë fëmijëve – duke ndërtuar ura bashkëpunimi dhe edukimi për një të ardhme më të sigurt, më të drejtë dhe më të bashkuar.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...