16.9 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve të luftës në Kosovë, këto aktivitete mbahen sot

Në Kosovë sot shënohet 27 Prilli – Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur. Kanë kaluar më shumë se 25 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, ende nuk dihet fati i më shumë se 1.600 të pagjeturve.

Për këtë ditë do të mbahen disa aktivitete.

Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Shoqatën ” 27 Prilli 1999 Mejë”, në shënim të 27 prillit, Ditës së Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, mbahen këto aktivitete:

Ora 10:00- Homazhe pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës (para Kuvendit të Republikës së Kosovës)

Ora 12:00- Arritja në Kompleksin Memorial në Mejë, (Mejë, Komuna e Gjakovës)

Ora 12:15- Vendosja e kurorës së përbashkët (Memoriali në Mejë)

Ora 12:20- Tubim përkujtimor në shënim të Ditës së Personave të Zhdukur me Dhunë (Kompleksi Memorial në Mejë)/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...