21 C
Pec
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Ditëlindja e Skënderbeut, Krasniqi: I pari burrështetas që unifikoi popullin shqiptar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shkruar me rastin e ditëlindjes së prijësit histroik të shqiptarëve, Gjergj Kastriot – Skënderbeut.

Krasniëi përmes një postimi në Facebook, u shpreh se Skënderbeu ishte i pari burrështetas që unifikoi popullin shqiptar dhe u bë strateg i pathyeshëm përballë pushtuesit.

Po ashtu i pari i PDK-së, shkroi disa vargje të një kënge kushtuar Skënderbeut.

“Trim mbi trima, ai Gjergj-o Kastrioti,

fuqi t’madhe që m’i falka Zoti,

s’e djeg flaka e s’e djeg baroti!

Shpata e tij, tha, malin dyshë e çanë,

me nji t’rame, nji ushtri perlánë…”

“Më 6 maj 1405 u lind prijësi dhe kryeheroi ikonik i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Ai ishte i pari burrështetas që unifikoi popullin shqiptar dhe u bë strateg i pathyeshëm përballë pushtuesit. Lavdia e guximit dhe udhëheqjes së Skënderbeut është përjetësuar ndër shekuj në historinë tonë kombëtare – dhe aty do të mbetet përjetësisht”, shkroi Krasniqi. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...