“Dasma Shqiptare” është titulli i albumit që vjen si realizim nga ‘Diti me Jarana’.

Albumi është hedhur në treg me produksionin muzikor Eurolindi dhe ETC, ndërsa bashkëpunëtorë janë Doan Mulla (orkestrim/klaviaturë), Anes Laja (kitarë), Sinan Kajtazi (klarinetë).

Në album, janë përfshirë 13 këngë, ndërsa duke klikuar KËTU gjeni listën e plotë të këngëve.

“Dasma Shqiptare” është një album, në të cilin përfshihen këngë të mirëfillta shqipe nga gjitha trevat. Këngët janë të ripërpunuara dhe janë të dedikuara për dasma dhe ahengje.

Dizajnin e kopertinës së albumit e ka realizuar Dini Begolli.