Mes pishave dhe maleve e larg realitetit të përditshëm, nga datat 5-10 qershor 2025 në bregdetin shqiptar, saktësisht në Shëngjin, mbahet Unum Festival i cili këtë vit vjen me një line-up të jashtëzakonshëm artistësh si kurrë më parë.
Për 5 ditë e 5 netë radhazi me një përzierje të egër muzike, do të mbahen netë të paharrueshme me muzikë dhe me mbi 90 artistë të njohur nga vende të ndryshme.
Në lineup-in e vitit 2025 do të performojnë legjendat më të mëdha të botës, në festivalin i cili nuk pushon 24/7, me tri skena dhe vetëm një destinacion plazhin e Ranës së Hedhun, në Shqipëri.
Pine Stage – është zemra e UNUM-it, ku muzika nuk ndalet për 5 ditë e 5 netë rresht.
Beach Stage – takimi i përsosur mes tingujve dhe valëve, ku muzika bëhet një me natyrën.
Main Stage – Epoka e natës, me prezencën e yjeve botërore.
DJ-i më i mirë në botë i shpallur në vitin 2024 në Golden Moon Awards, BLACK COFFEE vjen për herë të parë në UNUM Festival duke sjellë një performancë të papërsëritshme pasi është artisti që do të hap Main Stage-in në natën e parë të festivalit, të enjten e 5 qershorit.
Si çdo vit tjetër, Shëngjini do të përjetojë një numër të jashtëzakonshëm vizitorësh, veçanërisht në natën e parë, ku do të funksionojnë dy skena: Main Stage, performanca nga BLACK COFFEE dhe SETH
TROXLER, ndërsa në Pine Stage, performon artistja Sonja Moonear dhe shumë artistë të tjerë të njohur.
Në skenën kryesore të këtij festivali do të ngjiten emra të mëdhenj botërorë të muzikës si BEDOUIN, DIXON, SETH TROXLER, BLACK COFFEE, CARLITA, AME LIVE, RHADOO, tINI, DAMIAN LAZARUS, e shumë artista të tjerë të njohur. Pjesë e këtij festivali pritet të jenë mbi 30,000 vizitorë.