18.8 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Djali denoncon babën për dhunë psikike ndaj nënës, gruaja burrin, vajzat babanë e burri gruan – nëntë raste të dhunës në familje në 24-orë

Në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar disa raste të dhunës në familje, ku gratë raportojnë burrat për dhunë fizike e psikike, djali babanë, vajzat babanë, e burrat gratë.

Rastet e dhunës janë paraqitur në Lipjan, Fushë Kosovë, Ferizaj, Klinë, Istog, Malishevë e Mitrovicë.

Lipjan 28.03.2024.Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se  vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare, në vazhdimësi ushtron dhunë psikike ndaj saj. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë  19.04.2024-04:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje  lidhur me kujdesin ndaj fëmijës, ish gruan e tij e dyshuara femër kosovare e ka kanosur dhe sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë  19.04.2024-13:40. Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje kishte kanosur bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë 19.04.2024, 14:19.Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është ofenduar nga bashkëshorti, i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE – Prishtinë 18.04.2024-17:30. Lidhur me rastin me datë 19.04.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Ferizaj 19.04.2024-18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka kryer veprën e lart-cekur ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Klinë 18.04.2024-04:00. Viktima femër kosovare, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Istog 13.04.2024-22:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se babai i tij, i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare-nënës së ankuesit dhe i kishte kanosur anëtarë e tjerë të familjes. I dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një pushkë gjuetie me 12 fishekë për të cilën nuk kishte leje. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Malishevë 18.04.2024-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tij të mitur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Mitrovicë 19.04.2024-21:00. Dy viktimat femra kosovare, kanë njoftuar se edhe pse kanë urdhër-mbrojtës, babai i tyre i dyshuari mashkull kosovar është duke i shqetësuar në vazhdimësi. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit dërgohet në mbajtje./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...