16 C
Pec
E hënë, 28 Prill, 2025

Dje i kishte vetëm 52 vota, Kurti: Jemi të interesuar të formojmë institucionet sa më parë

Një ditë pasi Kuvendi i Kosovës dështoi të konstituojë përbërjen e legjislaturës së re, Albin Kurti, sot në mbledhjen e qeverisë u pa në hall.

Ai tha se janë të interesuar që të ecin përpara me formimin e institucioneve “menjëherë”, pavarësisht se dje nuk i patën votat ta miratojnë raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit.

“Jemi shumë të interesuar që të ecim përpara drejt formimit të institucioneve të legjislaturës së nëntë, edhe atë sa më parë – menjëherë”, tha ai.

PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, kanë votuar kundër raportit, për shkak se, sipas tyre, anëtarët e Qeverisë në detyrë – që janë zgjedhur deputetë – nuk i kanë dorëzuar me kohë dorëheqjet e tyre nga postet ekzekutive, siç parashihet me Ligjin për Qeverinë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...