Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës ka njoftuar se është hedhur një granatë dore në oborrin e një shtëpie të banuar me serbë në Zubin Potok.
Nga shpërthimi i granatës, ku si pasojë u dëmtua shtëpia dhe një veturë, rezultoi të jenë e njërit nga bashkëpunëtorët e kryetarit të kësaj komune, Izmir Zeqirit.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Zeqiri i cili deklaroi se këtë të fundit e ka takuar në mëngjesin e sotëm, duke thënë se “veprime si këto, nuk i zmbrapsin”.
Ndërkaq, rastin sot e ka konfirmuar edhe Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka potencuar se përveç dëmeve materiale, s’ka pasur asnjë të lënduar.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 02:40. Ka pasur dëme materiale në vetura dhe në dritaren e shtëpisë. Policia ka nisur hetimet” thuhej në përgjigjen e Elshanit.
Të martën e shtatorit, Zeqiri ka njoftuar në Facebook se është kërcënuar nga një profil i një “terroristi”, i cili tha se është paraqitur si oficer i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
Tutje, ka thënë se ky person pretendohet se është i angazhuar në Kosovë.
“Jam duke u kërcënuar dy herë brenda tre muajve të fundit nga i njëjti profil i një terroriste që paraqitet të jetë një oficer i MUP-it të Serbisë, i angazhuar në R.Kosovës. Herën e parë më 31 maj dhe tani më 2 shtator. Përgjgija ime është: Këtu jam dhe këtu do të jem dem baba dem”, ka shkruar ai. /Njeshi/