11.4 C
Pec
E diel, 26 Mars, 2023

Djegia e gjimnazit një javë pas nënshkrimit të kontratës për restaurim, Çeku: Krim, porositë mafioze nuk na ndalojnë

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka reaguar pas djegies së “Gjimnazit të Vjetër” në Ferizaj.

Ai thotë se pasi kanë nisur punimet për restaurim, sot ia vunë flakën, derisa shton se ky është krim e përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë.

“Metodat e porositë mafioze nuk na ndalojnë”, thotë ministri.

“Kontratën për restaurimin e gjimnazit të vjetër e patëm nënshkruar javën e kaluar. Dje kanë nisur punimet, ndërsa sot në orët e para të mëngjesit ia vunë flakën. Ky është krim. Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë. Gjimnazi i vjetër “Ismail Qemali’ në Ferizaj do të restaurohet, i pëlqeu apo jo keqbërësve. Trashëgimia jonë kulturore është më e rëndësishme se interesat tuaja të ngushta. Metodat e porositë mafioze nuk na ndalojnë”, shkruan ai.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...