5.5 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Djegia e pronës private të nënkryetares së Zveçanit, Kurti: Akt terrorist, shpresoj ta dënojnë QUINT-i dhe BE-ja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pasi nënkryetares së Zveçanit, Natasa Tomaniq i është djegur prona private.

Kurti ka thënë se elemente kriminale në Zveçan zgjodhën e rizgjodhën dhunën, terrorin dhe sulmin, kësaj radhe ndaj pronës private, dyqanit të nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq dhe kjo pikërisht më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Kurti thotë se ky “ky duket të jetë “urimi” i tyre për 8 Mars për nënkryetaren Tomaniq dhe për të gjithë serbët që duan integrimin në Kosovë, çlirimin nga struktura kriminale që kërcënojnë dhe pavarësimin nga Beogradi zyrtar që i shantazhon”.

Kryeministri ka thënë se shpreson që edhe ambasadorët e Quintit dhe shefi i Zyrës së BE-së,  Tomas Szunyog, do ta dënojnë ashpër këtë akt të cilin e ka quajtur kriminal, terrorist e qyqar.

“Pikërisht me 8 Mars, elemente kriminale në Zveçan zgjodhën e rizgjodhën dhunën, terrorin dhe sulmin, kësaj radhe ndaj pronës private, dyqanit të nënkryetares së Komunës së Zveçanit, znj. Natasha Tomaniq. Ky duket të jetë “urimi” i tyre për 8 Mars për nënkryetaren Tomaniq dhe për të gjithë serbët që duan integrimin në Kosovë, çlirimin nga strukura kriminale që kërcënojnë dhe pavarësimin nga Beogradi zyrtar që i shantazhon.

Dita Ndërkombëtare e Grave shënohet me mirënjohje, përkujdesje, dashuri e angazhim të përbashkët për barazi. Jo me dhunë e terror.
Përgjigjja ndaj akteve të tilla dhe personave përgjegjës është sundimi i ligjit dhe shteti i së drejtës.

Kurse ndaj serbëve të Kosovës që vazhdojnë të përballen me dhunën fizike e psikologjike dhe kërcënimet e vazhdueshme, është mbështetja e inkurajimi për të plotësuar deri në fund vullnetin e tyre. Shpresojmë që edhe ambasadorët e Quintit dhe shefi i Zyres së BE-së, z. Tomas Szunyog, do ta dënojnë ashpër këtë akt kriminal, terrorist e qyqar”, shkruan kryeministri Kurti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...