Drenusha Latifi ka bërë një sërë deklaratash pas largimit të Atilla Kardesh nga Big Brother VIP Kosova.
E njëjta tha se do të ishte në gjendje ta përqafonte atë nëse do t’i kërkonte falje siç duhet. “Isha zgju edhe per qafe e kisha kap, t’kish thon ditën e parë, Drenushë unë po du me të kërku falje për gjithçka që ka ndodh në jetën tonë”, i thoshte ajo Besfortit.
Largimi i tij u prit me pikëpyetje të mëdha duke qenë se ka qëndruar brenda më pak se 48 orë. Ish-miss Kosova gjithashtu ka potencuar se nuk i ka pëlqyer fakti që ka qenë aty brenda, megjithatë gjërat do të ndryshonin nëse do të merrte kërkim-faljen.
“Hajde, fol si njeri, thujem m’falë hajde vazhdojna, luajmë, ishim bo edhe bashkë në lojë për me i mposht të tjerët. Po, nuk diti”, potencoi ajo mes tjerash./Njeshi/