29.9 C
Pec
E hënë, 15 Korrik, 2024

“Do të dalim me kokën lartë”, Edi Rama përgëzon lojtarët dhe tifozët për paraqitjen në Euro 2024

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shfrytëzuar profilin privat në rrjetin sociale Facebook, për të përgëzuar kombëtaren kuqezi dhe tifozët për paraqitjen dinjitoze në Euro 2024.

Shqipëria ka dhuruar spektakël në dy ndeshjet e para të Grupin B, edhe pse nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë.

Paraqitjet e mira në fushë dhe tribuna kanë bërë që kryeministri Edi Rama t’i përgëzoj lojtarët dhe tifozët për këto dy ndeshje, teksa ka folur edhe për përballjen e sotme ndaj Spanjës.

Rama ka shtuar se rezultati është në plan të dytë në këtë ndeshje ndaj “skuadrës më të frikshme të grupit” dhe çfarëdo që të ndodh, duhet të dalim me kokën lartë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...