13.1 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Dodik paralajmëron bllokim të marrëveshjes për kalim të kufirit vetëm me letërnjoftim ndërmjet Bosnjës dhe Kosovës

Presidenti i “Republika Srpska”, Milorad Dodik, ka thënë në një konferencë për media se Bosnja dhe Hercegovina nuk do ta mbështesë një marrëveshje nga procesi i Berlinit ndërmjet Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Bëhet fjalë për një marrëveshje ndërmjet dy vendeve, e cila ka të bëjë me kalimin e kufijve me letërnjoftime.

“Kurti flet negativisht për RS-në dhe tani pret që ne të votojmë që ata të hyjnë në Bosnje dhe Hercegovinë me letërnjoftime…”, ka thënë fillimisht Dodik.

Dhe sipas tij, pavarësisht se ka qenë diçka e rënë dakord në kuadër të procesit të Berlinit, kjo nuk do të ndodhë.

“Nuk do të ndodhë që të japim asnjë nënshkrim për funksionalizimin e mëtejshëm të atyre dokumenteve”, citohet të ketë thënë Dodik.

Ndryshe, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan (03.11.2022) në Berlin tri marrëveshjet e mobilitetit.

Ato parashikojnë lëvizjen e lirë të njerëzve me karta identiteti, njohjen e diplomave dhe kualifikimeve për tri profesione: mjekët, arkitektët dhe dentistët.

Nënshkrimi u bë nga kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët në samitin e Berlinit konsiderohen si të barabartë.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz kishte lavdëruar arritjen e tri marrëveshjeve të mobilitetit, që u nënshkrua në kuadër të samitit, duke i quajtur ato “tre hapa të mëdhenj” dhe “të guximshëm” që do t’ua bëjnë komunikimin më të lehtë njerëzve në rajon.

Procesi i Berlinit është iniciuar nga kancelarja Angela Merkel, në vitin 2014./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...