32 C
Pec
E diel, 13 Korrik, 2025

Dogana e Kosovës parandalon futjen e insekticideve të padeklaruara, ishin me origjinë nga Serbia

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ka parandaluar një rast të tentimit për të futur mallra të padeklaruara në Republikën e Kosovës.

Rasti ka ndodhur më 27 qershor 2025 në Pikën Kufitare të Bërnjakut, rreth orës 21:20, gjatë hyrjes së një automjeti.

Pas deklarimit negativ të udhëtarit për mallra për të cilat kërkohet deklarim doganor, automjeti është selektuar për kontroll në vijën e dytë. Gjatë kontrollit të detajuar, në pjesën e kutive të ulëseve dhe nën tapetat e automjetit janë gjetur mallra të padeklaruara – konkretisht insekticide me origjinë nga Serbia.

Mallrat e sekuestruara janë si vijon: Tonus 2.5gr 300 cope;  Alverde 5ml 200 cope;  Apioxal Strips 17 cope

Dogana e Kosovës rikujton qytetarët se importi i mallrave të tilla i nënshtrohet kontrollit dhe lejeve specifike dhe mosdeklarimi i tyre përbën shkelje ligjore. Veprimet ndaj kësaj shkeljeje janë ndërmarrë në përputhje me ligjin në fuqi.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e tregut dhe shëndetit të qytetarëve, duke parandaluar çdo tentim për futjen e mallrave të paautorizuara në vend. /Njeshi/

   

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...