11 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Dogana kalon 1.5 miliardë euro të hyra

Dogana e Kosovës ka përmbyllur raportin e të hyrave me 1.5 miliardë euro.

Sipas njoftimit të doganës, ky rezultat është edhe një rekord tjetër i shënuar për periudhën në të cilën flasim.

Tutje, në njoftim thuhet se të hyrat sivjet tejkalojnë të hyrat për të njëjtën periudhë me 124 milionë apo 9 për qind më shumë të hyra.

“Dogana e Kosovës gjithashtu është duke shënuar rezultate shumë pozitive edhe në luftimin e ekonomisë jo-formale dhe mbrojtjen e shoqërisë nga mallrat e ndaluara. Edhe raporti i fundit për vendin nga Komisioni Evropian ka theksuar performancën e mirë të Doganës së Kosovës në disa fusha të rëndësishme, ndërsa që kryesore është theksi për performancën e mirë në luftimin e krimit të organizuar dhe kontributi në kuadër të Reformave të Qeverisë në luftimin e ekonomisë jo-formale”, thuhet në njoftimin e doganës.

Sipas doganës, ata kanë trajtuar me çështjet e keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit.

“Ne gjithashtu kemi trajtuar me efikasitet çështjet e keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit, duke synuar që të avancojmë integritetin e organizatës si dhe orientimin në shërbim. Dogana e Kosovës është mirënjohëse për përkrahjen e pa rezervë nga Qeveria në efikasitetin e deritanishëm dhe po ashtu çmojmë përkrahjen e partnerëve tanë si Ambasada e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Zyrës së BE-së në Prishtinë, projektet e GIZ-it gjerman dhe organizatat ndërkombëtare të cilët janë duke na ndihmuar në avancimin e kapaciteteve”.

“Kontributi dhe bashkëpunimi me komunitetin e bizneseve si dhe me publikun ka qenë I rëndësisë kritike për rezultatet tona të deritanishme, andaj ky bashkëpunim mbetet në qendër të vëmendjes sonë, me qëllim që të promovojmë vlerat e mirëbesimit dhe të avancojmë me shërbimet, ku kryesore mbetet transformimi digjital dhe në përgjithësi lehtësirat tregtare”, thuhet tutje në njoftim./Njeshi

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...