18.6 C
Pec
E hënë, 7 Tetor, 2024

Dogana sekuestron dy vetura në vlerë prej 400 mijë eurosh

Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot janë sekuestruar dy vetura me targa të huaja që nuk i kanë kryer procedurat doganore dhe që nuk i plotësojnë kushtet për të qenë në qarkullim të lirë.

Vlera e tyre është rreth 400 mijë euro.

“Sot, më 12 Shtator 2024, Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në rajonin e Prishtinës kanë ndaluar dy automjete me targa të huaja, të cilat nuk i kanë kryer procedurat doganore dhe nuk i plotësojnë kushtet për të qenë në qarkullim të lirë. Vlera e këtyre dy automjeteve vlerësohet të jetë rreth 400,000.00 euro.  Aktualisht, automjetet janë sekuestruar dhe Prokurori Kujdestar është njoftuar për të marrë udhëzime për trajtimin e mëtejmë të rastit.”

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...