12.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Dona Gjuka flet për Ekspozitën personale: Arti dhe piktura po mbështeten nga Ministri Çeku

Piktorja e njohur pejane, profesoresha e artit Liridona Gjuka, ka qenë e ftuar në ‘RADIO 1’, tek Fitim Behluli, me rastin e hapjes së Ekspozites së saj personale, këto ditë në Pejë.

Ekspozita e hapur në Galerinë e Arteve të Pallatit të Kulturës e cila vazhdon të qëndroj e hapur edhe këto ditë, ka tubuar në hapje numër të madhë qytetarësh, dashamirë të artit si dhe struktura lokale institucionale, në mesin e të cilëve ka marë pjesë edhe kryetari i komunës Gazmend Muhaxheri.

Ekspozita në fjalë, nuk është e para personale e Dona Gjukës, ndërsa duke folur në ‘RADIO 1’, ajo u shpreh se me të tilla, do të vazhdojë meqë piktura, ekspozita dhe organizimet e tilla, asnjëherë nuk kanë qenë më të mbështetura në Kosovë, se sa tani nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe ministri Hajrulla Çeku.

“Unë i jam mirënjohëse të gjithë atyre që morën pjesë në hapje dhe që po e vizitojnë ekspozitën time. Këtu fillimisht po nalem tek kuratorja e ekspozitës Zake Prelvukaj. Titullin ‘Tingujt vizuel të dukagjinit’ ekspozitës ja ka lënë pikërisht Zakja. Ajo ka parë ashtu dhe unë i jam shumë mirënjohëse. Në këtë rast, kur më pyetet se a do vazhdojë me ekspozita të natyrës së tillë, apo edhe të natyrave tjera, ju them se po, meqenëse lirisht po e them se ekspozita dhe organizimet e tilla, asnjëherë nuk kanë qenë më të mbështetura në Kosovë, se sa tani nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe ministri Hajrulla Çeku.’-tha Gjuka-Bogu në ‘RADIO 1’.

Liridona Gjuka – Bogu, është edhe profesoreshë e Artit në Shkollën e njohur dhe të vetme në nivel vendi e më gjërë ‘Odhise Paskali’, për çfarë deklaroi se aty bëhet një punë e jashtëzakonshme dhe se talentët e artit janë të panumërt./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...