2.8 C
Pec
E martë, 12 Nëntor, 2024

Donacion nga KFOR-i për QKMF “Nënë Tereza” në Klinë me vlerë 30 mijë euro

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza”, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë, Agron Bacaj, dhe drejtorin e QKMF-së, Gazmend Bojaj, kanë pranuar donacionin e radhës me pajisje mjekësore në vlerë prej 30 mijë euro nga KFOR-i.

Këto pajisjet mjekësore do të vihen në përdorim nga stafi mjekësor në QKMF, QMF dhe AMF dhe do të shërbejnë për të rritur cilësinë e shërbimeve mjekësore për qytetarët.

Kryetari Elezaj ka falenderuar kolonelin Giuseppe Garagliano dhe përfaqësuesit e KFOR-it, të cilët, përveç kontributit në fushën e sigurisë, po ndihmojnë edhe sektorin e shëndetësisë primare, duke bërë donacione të tilla në mënyrë të vazhdueshme.

“Bashkëpunimi i mirë e korrekt që kemi treguar me institucione e organizata të ndryshme ka dhënë rezultatet e veta, duke bërë që komuna e Klinës në vazhdimësi të përfitojë donacione të rëndësishme. Ne me donatorë jemi në diskutime të vazhdueshme për investime të reja në pajisje mjekësore, shtimin e shërbimeve të tjera dhe për rritjen e vazhdueshme të cilësisë së tyre. Shëndetësia është një prej sektorëve kryesorë në fokus”, ka thënë kryetari Elezaj./Njeshi/
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...