10.2 C
Pec
E martë, 25 Mars, 2025

Donika Gërvalla lajmërohet nga Dusseldorfi, tregon se ka votuar si mërgimtare

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është lajmëruar nga qyteti i Dusseldorfit në Gjermani, pasi ka votuar në konsullatën e Kosovës atje.Ajo ka thënë se ka votuar si të gjithë mërgimtarët nëpër të gjithë botën.

“Unë votova. Ashtu si edhe mijëra e mijëra mërgimtarë në të gjithë botën. Me zemër plot e me mendjen te ju. Votova për çdo hap që keni bërë larg atdheut, për çdo sakrificë që keni duruar, për çdo ëndërr që nuk e latë të shuhet.

Votova për Kosovën që e mbani në shpirt, për Kosovën që e doni pa kushte, për Kosovën që e duam më të drejtë, më të fortë, më të denjë”, ka shkruar ajo./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...