8.7 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Dorasi ka deklaruar se është paguar nga Naim Murseli për vrasjen e Liridona Murselit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona lidhur me vrasjen e Liridone Ademaj-Murselit, e që njëri nga të arrestuarit është bashkëshorti i saj Naim Murseli.

Policia ka thënë se pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e vrasjes.

“Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Burime të Radio 1 bëjnë të ditur se autori, që dyshohet se ka kryer vrasjen, e ka pranuar në Polici veprën dhe ka thënë se është paguar nga Naim Murseli për të kryer krimin/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...