Anëtarët e Komisionit hetimor për tekstet shkollore, kanë dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale, kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit Arbërie Nagavci.
Kallëzimin penal e kanë dorëzuar deputetët njëherit dhe antarët e këtij komisioni Shemsedin Dreshaj – kryetar, Ardian Kastrati nënkryetar dhe anëtarët Bekim Haxhiu, Vlora Dumoshi dhe Agim Veliu.
Kryetari i Komisionit Shemsedin Dreshaj ka thënë se ka mjaftë të gjetura të shkeljes procedurale e ligjore dhe ka bazë për hetim të metejmë në Prokurorinë Speciale, lidhur me përgjegjësinë e individëve, që janë marrë me këtë proces
“Anëtarët e Komisionit Hetimor për tekstet shkollore,2023- 2024 kanë punuar me mandat nga Kuvendi i Kosovës dhe ka përmbyllur një proces të intervistimit, në praninë e eksperteve të emëruar nga ana e mazhorancës dhe opozitës. Ky proces është përmbyll me një raport final i cili ka mjaftë të gjetura të shkeljes procedurale, ligjore dhe ka bazë për hetim të metejmë në Prokurorinë Speciale lidhur me përgjegjësinë e individëve, që janë marrë me këtë proces”, ka thënë Dreshaj.