15 C
Pec
E shtunë, 19 Korrik, 2025

Dormund refuzon ofertën e Chelseas për Jamie Gittens

Chelsea ka bërë një ofertë prej 50 milionë eurosh për sulmuesin anësor Jamie Gittens.

Ofertë e refuzuar nga Borusia e Dortmundit, sipas asaj që ka përcjellë kanali televiziv “ESPN”.

Klubi i Londrës perëndimore është i etur të shtojë opsionet sulmuese këtë verë dhe ka shikuar Gittens, si një afrim që mund të jetë i goditur. Edhe 20-vjeçari mësohet se dëshiron një transferim në “Stamford Bridge”, thanë burimet.

Mirëpo, Çelsi nuk ia ka dalë të bindë drejtuesit e klubit verdhezi, për të siguruar shërbimet e anglezit që për Kupën e Botës për Klube.

Sidoqoftë, do të bëjë një tjetër tentativë për Gittens me rifillimin e sesionit të merkatos së verës.

Sulmuesi anësor ka bërë 48 paraqitje për Borusian e Dortmundt këtë sezon në të gjithë kompeticionet, duke shënuar 12 gola dhe duke regjistruar 5 asiste.
Ai është një ish-lojtar i ekipit të të rinjve të Mançester Siti, që ka një klauzolë që u garanton atyre 10% të tarifës së transferimit të tij të ardhshëm, si pjesë e marrëveshjes që e çoi atë në Gjermani në vitin 2020./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...