23.8 C
Pec
E martë, 21 Maj, 2024

Doruntina Kastrati përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias

Artistja Doruntina Kastrati përfaqëson Kosovën në edicionin e 60-të të Bienales Ndërkombëtare të Artit në Venecia të Italisë.

Instalacioni i saj skulpturor “Heshtjet kumbuese të metalit dhe lëkurës”, kuruar nga Erëmirë Krasniqi dhe me komisionere Hana Halilaj, organizuar nga Ministria e Kulturës, u bë pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha artistike në nivel botëror.

Tema e përgjithshme e këtij edicioni të Bienales “Të huaj kudo”, nën drejtimin artistik të kuratorit brazilian Adriano Pedrosa, mbledh mbi 80 pavijone kombëtare dhe bënë bashkë rreth 300 artistë nga vende të ndryshme të botës.

Projekti artistik “Heshtjet kumbues të metalit dhe lëkurës” ka për fokus gratë në ekonominë e periudhës së tranzicionit. Trajton punën e feminizuar, pabarazitë në vendin e punës dhe pasojat e tyre në një fabrikë llokumesh në Prizren.

Instalacioni përbëhet nga katër vepra skulpturore: dy të modeluara sipas lëvozhgave të arrave që përdoren në prodhimin e llokumeve dhe dy të modeluara sipas protezave kirurgjike, të cilat reflektojnë operimet që u janë nënshtruar këto gra për shkak të orareve të gjata të punës në këmbë.

Bienalja Ndërkombëtare e Artit do të jetë e hapur për publikun deri më 24 nëntor 2024.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...