23.4 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

DPHM: Gjatë fundjavës mot me shi të rrëmbyeshëm

Moti sot (e premtë) do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Në orët e pasdites do të ketë dukuri të izoluar të paqëndrueshmërisë me reshje të shkurtra shiu dhe bubullima.

Siç bëri të ditur Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira, herë pas here i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe paraqitje lokale të motit të ligë.

Të hënën pritet stabilizim i përkohshëm i motit, ndërsa nga e marta pasdite do të ketë sërish dukuri të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Temperatura minimale do të lëvizë nga shtatë deri në 16 gradë, ndërsa maksimalja prej 19 deri në 28 gradë Celsius./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...