-3.1 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Dr. Arbër Tolaj shplaos programin e AAK-së: Shëndetësia urgjencë për AAK-në

Në kuadër të terminit pa pagesë, të ofruar nga ‘RADIO 1’ për Partitë politike që garojnë për zgjedhjet nacionale të 9 Shkurtit, ka shpalosur programin zgjedhor të koalicionit AAK-Nisma dhe të tjerët me numër 137, Kandidati për Deputet i këtij koalicioni Dr. Arbër Tolaj me numër 34.

Përballë Linda Lipa – Gjakovës, Tolaj ka folur për programit shëndetësorë të koalicionit të AAK-Nisma dhe të tjerët, duke nxjerrë në pah si urgjencë, Sigurimin shëndetësorë të populllatës dhe kujdesin paliativ.

Tolaj, mjek i dalluar ortoped, duke qenë edhe në të kaluarën Deputet i Kuvendit, si njohës i prioriteteve shëndetësore kosovare, ka vënë në pah statusin aktual të qytetarit që është pacient e i cili sipas tij, nuk ka bazë as elementare për të mbuluar shpenzimet e shërimit apo mjekimit.

Tutje Dr. Arbër Tolaj, poashtu është ndalur tek kujdesi paliativ, një premtim i fortë dhe i qëlluar i partisë së tij, duke garantuar zgjidhje të çështjes që në vitin e parë të qeverisjes.

Koalicioni AAK-Nisma dhe të tjerët në zgjedhjet e 9 Shkurtit garon me numrin 137, ndërsa Dr. Arbër Tolaj bartë numrin 34./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...