17.2 C
Pec
E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Dr.Myrvete Salihi, numri 30-të i listës së LDK-së dhe Gaz Muhaxherit

Doktoresha e njohur Myrvete Shala-Salihi – Specialiste e Mjekësisë Familjare është pjesë e garës zgjedhore për Asamblenë komunale të Pejës, krahë ekipit të kryetarit aktual të komunës Gazmend Muhaxheri, për zgjedhjet e kësaj të diele të 17 Tetorit.

Dr. Salihi për herë të parë sfidohet në zgjedhje, me bindjen për të dhënë edhe më tepër në fushën e shëndetësisë pejane.

Dr. Myrvete Shala – Salihi, aktualisht Drejtoreshë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë, për vite ka punuar në shëndetin primar, e kohë të gjatë edhe si Shefe e Qendrës së Mjekësisë Familjare në B.T. ‘Karagaç’, duke i qëndruar afër me shërbime, komunitetit të asaj pjese të madhe të qytetit të Pejës, për afron një dekadë.

Për zgjedhjet komunale të së Dielës së 17 Tetorit, Myrvete Shala-Salihi, garon me numrin 30-të në listën e LDK-së me numër partiak 160.

Dr. Myrvete Shala-Salihi është nënë e katër fëmijëve, dy prej të cilave poashtu janë mjeke.

Pra, Myrvete Shala-Salihi përveç se në këtë periudhë po kalon, garën e konkurrencës në politikë, ajo ka një tjetër konkurrencë kënaqësie brenda familjes, ku dy vajzat e saj, tashmë i janë bërë kolege në profesion.

Myrvete Shala-Salihi, beson se me ekipin e kryetarit Gazmend Muhaxheri, mund të jap edhe më tepër për shëndetësinë dhe për Pejën./Njeshi/

Artikull i Sponsorizuar

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...