Karidokirurgu më i njohur kosovar nga Peja, Dr. Raif Qavolli i cili tashmë i është bashkuar Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ dhe është sfiduar në garën për Deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për zgjedhjet e 9 Shkurtit, duke garuar me numrin 52, në listën e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ me numër 118, ka shkruar për fuqinë e gruas në shëndetësi.
Qavolli si një intelektual i dëshmuar dhe si familjar i mrekullueshëm, shembullin e ka kësaj fuqie, e ka portretizuar me fjalë, tek bashkëshortja e tij, poashtu mjeke e njohur, nga Tirana e që jetën familjare e kanë ndërtuar në Prishtinë.
‘Gjatë shërbimit tim si deputeti juaj i zgjedhur, do të siguroj që ky parim të mbetet i patundur në të gjitha punët me të cilat do të jem i përfshirë. Sepse shëndetësia dhe Kosova kanë nevojë për gratë tona të forta!’-shkruan mes tjerash Qavolli.
Postimi i plotë:
‘Sot, pamë shumë gra që ishin krenare dhe të lumtura që ngritën zërin e tyre, duke e ditur sa të rëndësishme janë për të ardhmen e vendit tonë.
Ky është një moment kyç për të kuptuar se sa thelbësore janë gratë si themeli ynë dhe sa e rëndësishme është vota e tyre. Në momente si këto, është jetike të vlerësojmë gratë dhe vajzat që kemi pranë, dhe mbi të gjitha, t’i falënderojmë për çdo gjë që bëjnë.
Viola, ky postim është për ty. Faleminderit që je një pjesë kaq e rëndësishme e jetës sime, një model frymëzues për fëmijët tanë, Bora dhe Eden, dhe një shtyllë force dhe motivimi për të gjithë punonjësit klinikë, veçanërisht për gratë në industrinë e shëndetësisë.
Sot kam zgjedhur të ndaj një fotografi të Violës gjatë shërbimit të saj heroik gjatë COVID-19. Ti dhe të gjithë mjekët që kanë shërbyer gjatë atyre kohërave – ju jeni heronjtë e vërtetë.
Për të gjithë ju që mund të mos e dini, Viola Gjylameti Çavolli, mikja ime e jetës, është një mjekë hematologe nga Tirana. Pasi vendosëm të vendoseshim në Prishtinë, ajo tani punon në QKUK në Klinikën e Hematologjisë.
Nëse ky është një postim për të falënderuar Violën, shfrytëzoni këtë moment për të ndarë mirënjohjen tuaj përmes një fjalë apo mesazhi për të gjitha gratë në jetën tuaj, të cilat qëndrojnë të forta dhe janë rrahja e zemrës së familjeve tona, vendit tonë, dhe institucioneve tona.
Kjo u dedikohet të gjitha grave, nënave, vajzave që jetojnë me ëndrra dhe punojnë fort për t’i realizuar ato!
Gjatë shërbimit tim si deputeti juaj i zgjedhur, do të siguroj që ky parim të mbetet i patundur në të gjitha punët me të cilat do të jem i përfshirë. Sepse shëndetësia dhe Kosova kanë nevojë për gratë tona të forta! FALEMINDERIT të gjithave! #RaifCavolli 52 #Mjekesia #Grua #Shendeti’.-shkruan Qavolli.
Ndryshe, Raif Qavolli, është kardiokirurgu më i vlerësuar shqiptar nga Kosova, në shumë shtete të ballkanit perëndimorë e edhe në Europë./Njeshi&RADIO 1/