Karidokirurgu më i njohur kosovar nga Peja, Dr. Raif Çavolli i cili tashmë i është bashkuar Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ dhe është sfiduar në garën për Deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për zgjedhjet e 9 Shkurtit, duke garuar me numrin 52, në listën e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ me numër 118, ka qenë i ftuar në Emisionin e Sponsorizuar Zgjedhor në ‘RADIO 1’ 98.0FM, ku ka shpalosur programin e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ për Zgjedhjet e 9 Shkurtit dhe vizionin e tij politik.
Duke komentuar Programin partiak, Dr. Çavolli është ndalur tek shtyllat e Arsimit, Shëndetësisë, dhe sigurisë.
Çavolli në konkluzën e tij, ka thënë se vendit i duhet Qeveria Kurti III, sepse Kurti ja ka gjetur diagnozën veriut dhe Kosovës.
‘Kanë qenë këto edhe shkaqet se pse kam vendosur të rreshtohem me kryeministrin Kurti dhe me partinë e tij. Vendit i duhet Qeveria Kurti III, sepse Kurti ja ka gjetur diagnozën veriut dhe Kosovës.’-tha mes tjerash Çavolli.
Tutje Dr. Raif Çavolli ka ftuar qytetarët që më 9 shkurt të votojnë, siç tha me zemër por edhe me mendje të shëndoshë, duke i dhënë mbështetje Qeverisë Kurti III./Njeshi&RADIO 1/
Video-Emisioni i plotë: