-0.3 C
Pec
E premte, 8 Dhjetor, 2023

Dragan Ivanisheviq dëshmon në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Po vijon sot, seanca gjyqësore ndaj ish-udhëheqësve të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Para trupit gjykues po dëshmon serb Dragan Ivanisheviq, i propozuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Ai është, dëshmitari i 34-të.

Të mërkurën e ka përfunduar dëshminë ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj.

Për tri ditë rresht, në dëshminë e tij Dedaj i ka hedhur poshtë deklarimet e tij të mëparshme mbi pretendimet se ishte keqtrajtuar nga pjesëtarë të UÇK-së në fshatin Qirez, gjatë viti 1998. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...