24 C
Pec
E martë, 24 Maj, 2022

Dramë në “Minatori”, Trepça e fiton gjysmëfinalen e dytë përball Pejës

Një dramë e vërtetë është zhvilluar në sallën “Minatori” në Mitrovicë.

Trepça e ka fituar dhe gjysmëfinalen e dytë të play-offit përball Pejës me rezultat 107:105, në sekondat e fundit.

Pas 40 minutave të rregullta, rezultati në semafor ishte 84:84.

Fituesi nuk u caktua as pas vazhdimeve, ku rezultati ishte 95:95.

E mitrovicasit fituan edhe ndeshjen e parë përball pejanëve.

Ekipi që arrin tri fitore, kualifikohet në finalen e madhe të këtij edicioni.

Ndeshjet e radhës zhvillohen në “Karagaçi” të Pejës ku pritet një dramë e vërtetë basketbollistike./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...