22.9 C
Pec
E shtunë, 13 Korrik, 2024

Dramë në minutën e 120-të: Mikel Merino bëhet “hero” dhe çon Spanjën në gjysmëfinale

Kombëtarja e Spanjës ka fituar me rezultat 2-1 ndaj Gjermanisë pas 30 minutave vazhdime duke i siguruar “Furisë së Kuqe” kualifikimin në gjysmëfinale të Euro 2024.

Rasti i parë në këtë ndeshje i takoi spanjollëve të cilët rrezikuan në minutën e dytë me Pedrin që bëri një goditje të fuqishme e cila u prit nga Manuel Neuer.

Gjermania rrezikoi seriozisht përmes Kai Havertz në minutën e 21-të, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri Unai Simon.
Po i njëjti lojtar pati një tjetër rast të mirë shënimi edhe në minutën e 35-të pas një pasimi fantastik të Antonio Rudiger, por gjuajtja e tij ishte shumë e butë dhe u ndal me lehtësi nga Simon.

Spanja sërish rrezikoi me anë të Dani Olmos në minutën e 39-të por gjuajtja e tij në cepin e majtë të Neuer u prit nga portieri gjerman.

Pjesa e dytë ishte shumë aktive sa i përket rasteve, por Spanja arriti ta gjejë golin e kualifikimit ndërsa Gjermania përkundër tentimeve të shumta nuk arriti ta gjejë golin.

Ishte Dani Olmo ai i cili realizoi për 1-0 në minutën e 53-të pas asistimit të Lamine Yamal duke bërë që tifozët spanjollë të shpërthejnë në festë.

Brenda dy minutave lojë, Gjermania pati dy raste të mira shënimi me anë të Robert Andrich (69’) dhe Kai Havertz (71’) të cilët dështuan të shënojnë përballë Unai Simon.

Havertz ishte sërish në qendër të vëmendjes kur në minutën e 81-të shpërdoroi një tjetër mundësi të mirë shënimi.

Teksa dukej që Spanja do të merrte fitoren e cila do i kualifikojë tutje, Gjermania arriti të shënojë në minutën e 89-të përmes Florian Ëirtz për të barazuar rezultatin në 1-1.

Në vazhdime Spanja arriti të gjejë golin i cili i siguroi atyre kualifikimin në gjysmëfinale të Euro 2024.

Ishte Mikel Merino ai i cili në minutën e 120-të shënoi për rezultatin 2-1 duke i dhënë Spanjës kualifikimin tutje pas krosimit të Dani Olmos.

Në gjysmëfinale Spanja do të përballet me fituesin e ndeshjes Portugali-Francë e cila do të luhet me fillim nga ora 21:00./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...