20.2 C
Pec
E premte, 24 Maj, 2024

Drejtoi veturën në ndikim të alkoolit, dënohet ferizajasi me 500 euro, pikë negative, masë mbrojtës e konfiskim të automjetit

Policia e Kosovës ka gjobitur një person në Ferizaj pasi ka drejtuar veturën në ndikim të alkoolit.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se Policia e stacionit në Ferizaj më 10.05.2024 rreth orës 04:15 në rrugën “Reçaku ” në Ferizaj ka ndaluar shoferin A.A (M/K) i moshës 29 vjeçar, i cili ka drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit, ku rezultoi 0.85 promila dhe nën masën mbrojtëse.“Me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit”, thuhet në njoftim.

Ndaj shoferit policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 500 euro, 5 pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për 6 muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...