7.2 C
Pec
E hënë, 20 Janar, 2025

Drejtoresha e përgjithshme e Internacionales Botërore të Arsimit për Evropën, Suzan Flocken sot do të arrijë në Kosovë.

Në kuadër të vizitës në shtetet e Ballkanit Perëndimor, gjegjësisht Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, drejtorja e përgjithshme e Internacionales Botërore të Arsimit për Evropën, Suzan Flocken  do të arrijë në Kosovë.

Flocken nesër e shoqëruar nga kryetari i Sindikatës së Pavarura të Arsimit të Shqipërisë, Nevruz  Kaptelli dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe anëtarë të kryesisë së SBASHK-ut është paraparë të kenë takime me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, me ministrin e arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe me kryetarin e komisionit parlamentar për Arsim, Ismail Kurteshi. 

Drejtorja e përgjithshme e Internacionales Botërore të Arsimit për Evropën, Suzan Flocken do ta ketë një takim solemn edhe me udhëheqës qendror e lokal të SBASHK-ut.RTK

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...