6.5 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Drejtoresha Lushaku-Sadriu i ndalon në shkollat e Prishtinës doracakët e Edukatës Seksuale

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku- Sadriu, ka njoftuar se sot ka marrë vendim për të ndaluar përdorimin e doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, për klasat nga 1-12 në të gjitha shkollat e Prishtinës.

Ajo i ka bërë thirrje edhe komunave tjera të marrin një vendim të tillë.

“Sot kam marrë vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve ‘Eduakimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’  1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e Prishtinës. I bëjmë thirrje të gjitha komunave të marrin hapa dhe të ndalojnë përdorimin e këtyre materialeve në shkollat e tyre!”

Lushaku ka thënë se është e paprecedentë “se si pushteti po e keqtrajton familjen kosovare”.

“Është e paprecedentë, se si ky pushtet po keqtrajton familjen kosovare. Është skandaloze se si Ministrja në pushtet në krye të të vetmit institucion përgjegjës për tekstet mësimore ka aprovuar dhe ka promovuar material me përmbajtje perverse.”

Ajo ka shtuar se përmbajtja në këta doracakë është e dëmshme dhe abuzuese me fëmijët.

“Këto tekste në vend se të plasonin njohuri e diskutim bazik për edukimin seksual, kanë paraparë aktivitete në praktikë- prekje me fëmijë nën moshën adekuate. Kjo përmbajtje është jo vetëm e dëmshme, por edhe abuzuese me fëmijët.”

Në fund, Lushaku ka thënë se LDK do ta rikthejë dinjitetin e mësimdhënësve dhe institucionit arsimor./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...