17.4 C
Pec
E mërkurë, 11 Shtator, 2024

Drejtoresha Panduri: Administrata në Pejë fillon zbatimin e Udhëzimit Adminstrativ për zvogëlim të dukshem të tarifave në shërbimet kadastrale

Drejtoresha e Administratës e Komunës së Pejës, Nita Panduri Mullarama, ka njoftuar për tarifat ne produktet, sherbimet kadastrale, gjeodezike dhe regjistrimit te pronave.

Drejtoresha Panduri ka thënë se ka zvogëlim te dukshem të tarifave për shumë sherbime, andaj  Drejtoria për Administratë – Pejë dhe Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi, kemi filluar ne implementim të këtij Udhëzimi nga dita e djeshme!

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Pejës,

Bazuar në Udhëzimin Administrativ 04/2024 për tarifat ne produktet, sherbimet kadastrale, gjeodezike dhe regjistrimit te pronave, ka zvogëlim te dukshem të tarifave për keto sherbime, andaj ne në Drejtoria për Administratë – Pejë dhe Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi, kemi filluar ne implementim të këtij Udhëzimi nga dita e djeshme!

Dallimet ne tarifa po i bashkangjesim më poshtë, ndersa per transparencë për qytetarët tonë, të gjitha tarifat e reja do te jenë si njoftime te vendosura ne sportelet e kadastrit brenda Drejtoratit tonë!

Bashkangjitur gjeni Udhezimin Administrativ 04/2024 per tarifat per produktet sherbimet kadastrale gjeodezike dhe regjistrimit të pronave.
Me respekt,Nita Panduri-Mullarama -Drejtoreshë e Drejtorisë për Administratë
Komuna e Pejës./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...